Rinia shkatërroi Kumanovën nikoqire (FOTO)

Henbollistët shkupjan, Rinia sot kanë shënuar një fitore me shumë vlerë në sallën e sporteve në Kumanovë, duke mundur ekipin po me këtë emër, me rezultat përfundimtar 31:37 (12:20), që ishte konkurrent direkt i Rinisë pasi para kësaj ndeshje kishin pikë të barabarta.

Të përzgjedhurit e trajnerit Muhamed Ismaili e kontrolluan gjatë gjithë kohës ndeshjen, duke mos lejuar në asnjë moment ekipin nikoqir të shpresoj në rezultat pozitiv. Në ndeshjen ndaj Kumanovës te Rinia u veçua Filip Angjelkoviq me 18 gola të shënuar, Basri Latifi shënoi 7 dhe Besnik Idrizi 6 gola si dhe disa të tjera me nga një gol

KH Rinia - Shkup
KH Rinia – Shkup

Me këtë fitore tani Rinia ka vetëm një pikë më pak se Mlladosti që ka dhe një ndeshje më pak, ndërsa Vardari ka 3 pikë më shumë. Por sigurisht se për të qenë sa më afër kualifikimit historik në Superligë, Rinia do të ketë shumë punë, ndërsa që në javën e ardhshme luan edhe një derbi, kur në Çair me fillim nga ora 15:00, do të jetë nikoqire e ekipit i Mlladostit. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button