Disa pjesë dhe fshatra të Shkupit nesër do të mbeten pa rrymë elektrike

Disa nga shfrytëzuesit nga fshatrat e Shkupit Kuçevishte, Brezë, Lubanc, malinë, Mirkovc, Tanushë dhe Pobozhje nesër prej orës 8:45 deri në orën 9:45 do të mbeten pa energji elektrike.

Prej orës 9:00 deri në orën 11:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga lagjet “474”, përkatësisht objektet në rrethinë të kishës “Sveta petka”, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 12:00 shfryëtzuesit nga rruga “Video Smilevski-Bato”.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë disa shfrytëzues nga rruga “Franjo Kluz”, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga rrugët “Brsjaçka buna”, “Pellagonia” dhe “Zlletovska”, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 16:00 shfrytëzuesit nga fshatrat Gamalevë, Tisovicë, Gradovc dhe Dejkovc në komunën e Zelenikovës.

Një pjesë e Vollkovës dhe Kuçkovës nesër do të jenë pa rrymë prej orës 10:30 deri në orën 12:30. Prej orës 11:30 deri në orën 12:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Partenie Zografski”, ndërsa prej orës 13:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga rruga “Kavallska”.

Siç kumtoi QRMK e Qytetit të Shkupit, ndërprerjet bëhen për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button