Osmani: Bankënotat dhe uniformat dygjuhësore nuk janë jokushtetuese

Edhe bankënotat dygjuhësore edhe uniformat do të jenë kushtetuese, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në deklaratë për Radio Evropa e Lirë pas konferencës së sotme të Zoran Zaevit. Lideri i LSDM-së, tha se ato do të ishin në kundërshtim me dispozitat kushtetuese gjegjësisht se kështu kanë sugjeruar ekspertët që i ka konsultuar partia e tij.

“Ne konsiderojmë se janë plotësisht në suazat e Kushtetutës siç janë pasaportat që përdoren në mbarë territorin, madje edhe jashtë janë në dy gjuhë me dekada të tëra”, deklaroi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button