Ivanov: Armata është e gatshme t’i mbrojë integrimin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë

Flamuri që para çerek shekulli u ngrit këtu në Fushën e Rrafshët, paraqiste porosi të qartë se ky është territor i shtetit sovran dhe të pavarur. Shtet i cili është i qetë dhe i hapur për bashkëpunim me të gjithë dashamirët. Por, njëkohësisht, shtet me armatë të saj personale e cila është e gatshme me çdo kusht t’i mbrojë integrimin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë. Këtë e porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandat suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov sot në solemnitetin me rastin e “25 vjetorit nga marrja e karaullës ‘Fusha e Rrafshët’ nga ana e pjesëtarëve të ARM-së dhe ngritja e flamurit të Republikës së Maqedonisë në kufirin shtetëror”.

“Edhe sot, si edhe para çerek shekulli, përballemi me sfida. Por edhe sot, si edhe para çerek shekulli, e kemi Armatën e Republikës së Maqedonisë e cila është mbrojtëse nga kërcënimet, krenari e qytetarëve dhe shpresë për paqe në vend”, shtoi presidenti i Maqedonisë.

Armata, tha Ivanov, ka dhënë kontribut më të madh për realizimin e standardeve më të larta në fushën e mbrojtjes, ndërsa kjo u tregua edhe me përballjen e suksesshme dhe profesional me kërcënimin nga migrimi i paligjshëm i kufirit tonë jugor.

Me solemnitetin e sotëm u shënua edhe dita e Komandës së forcave rezerve të ARM-së.

Me rastin e 11 Marsit –  ditës së Komandës së forcave rezerve të ARM-së janë ndarë masa stimuluese për pjesëtarët e njësisë për rezultatet e arritura në punë dhe u nderuan luftëtarët e rënë për lirinë e Republikës së Maqedonisë dhe pjesëtarëve të rënë të ARM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button