Maqedoni, për komunat 3.4 milionë franga në bashkëpunim me Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim

“Duke u nisur nga principi për shërbime cilësore dhe uniforme për të gjithë qytetarët, me pjesëmarrje të qytetarëve, Ministria për Vetëqeverisje Lokale, me përkrahje financiare nga Agjencia zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim, me 3,4 milionë franga zvicerane, në kuadër të projektit të ri për forcimin e kapaciteteve të këshillave komunal, do të vazhdojë me përkrahje të komunave”, tha ministrja për Vetëqeverisje Lokale, Shiret Elezi në Konferencën e sotme përmbyllëse të Programit “Forume në bashkësi”.

“Seancat e forumeve  të cilat u organizuan në 59 komuna, në disa edhe më shumë, e  mobilizuan popullatën lokale dhe arritën ti përfshinë qytetarët në procesin e vendimmarrjes. Si rezultat i vendimeve të marra në mënyrë participuese, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka financuar shumë projekte të rëndësishme në vendbanime lokale, tha ministrja Elezi, e cila theksoi se  Programi ”Forume në bashkësi”  filloi në kohën e duhur, kur procesi i decentralizimit duhej  t’iu përgjigjej sfidave demokratike”, informojnë nga Ministria.

-Duke u nisur nga parimi i subsidiaritetit, komuna është vendi duhur ku qytetarit duhet ti mundësohet ,në mënyrë të organizuar, institucionale, të shprehë qëndrimin e tij mbi çështjet që më së shumti e tangojnë. Prandaj, theksoi ministrja Elezi, dua tu sugjeroj të gjithë kryetarëve të komunave që praktikën e mësuar nga ky projekt ta vazhdojnë edhe në të ardhshmen. Bashkëpunimi me qytetarët do ta shtojë  besimin te pushteti lokal dhe do ti rrisë efektet në të punuar. Elezi theksoi se me iniciativë të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, në korrik të vitit 2015, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë e ratifikoi Protokollin Shtesë të Kartës Evropiane për vetëqeverisje  lokale, për pjesëmarrje të qytetarëve, me çka si shtet vërtetuam se kemi siguruar kornizë pozitive ligjore. Gjithashtu u obliguam se do të zhvillojmë mekanizmat dhe do të mbështesim iniciativat që inkurajojnë pjesëmarrjen e qytetarëve, tha ministrja Elezi.

Në konferencë folën edhe ambasadorja e Zvirës, Sybil Zuter Tejada si dhe kryetari i BNJVL-së dhe njëherit kryetarë i Shkupit, Koce Trajanovski.

Programi “Forume në bashkësi” është financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Në Konferencë u prezantuan rezultatet e Programit, i cili është zbatuar në dhjetë vitet e fundit dhe në të njëjtin janë përfshirë 2/3 e komunave në Republikën e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button