Këto janë nënat që gatuan për refugjatët dhe ushtarët e UÇK-së (VIDEO)

Elfije edhe Dinore Lani nga rajoni i Drenicës, janë dy nënat të cilat gjatë kohës së luftës shërbyen si kuzhiniere për refugjatët dhe ushtarët e UÇK-së.
Kronika e realizuar tregon në detaje rreth disa momenteve që Elfije dhe Dinore Lani nga Llausha rrëfyen për kohën të cilën që të dyja kontribuan për të ushqyer në atë zonë në vitet më me krizë dhe më të vështira për vendin, njofton Klan Kosova.

Në një depo të fshatit Llaushë, ato kanë bërë të ditur që po strehoheshin qindra persona në kërkim të një qetësie nga gjendja e luftës. Por gjithë këta qindra persona u ushqyen nga duart e zonjës Elfije dhe Dinore Lanit, të cilat rrëfimin e tyre e ndanë në storjen e realizuar nga gazetari Kron Sadiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button