Hojt Brajan Ji: Ivanov të mundësojë sa më shpejtë që të formohet qeveria e re

SHBA është e interesuar për stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të rajonit, porositi sot nga Zagrebi zv- ndihmësi i sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hojt Brajan Ji, përcjell meta.mk.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve në Maqedoni që të jenë të gatshëm për kompromis dhe të formohet qeveria e re pas- zgjedhore.

“Sinqerisht shpresojmë që presidenti i Maqedonisë do t’u mundësojë deputetëve që shprehën vullnetin për këtë dhe partive që i përfaqësojnë që të formojë qeveri sa më shpejtë që është e mundshme sepse Maqedonisë i duhet qeveri e cila do të vazhdoj dhe do t’i përfundoj proceset në suazat e procesit para- aderues të BE-së”, deklaroi Ji.

Lidhur me rajonin, ai tha se është me rëndësi kyçe që të vazhdohen reformat dhe të arrihen standardet evropiane që vendet e rajonit të vazhdojnë rrugën euro- atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button