Keqtrajtimi i fëmijëve

Shkëlqesa Dumani

Shkëlqesa Dumani

Dashuria, mrekullia, bekimi, të gjithë e përfaqësojnë një qenie e cila e ka emrin “fëmijë”

Kjo qenie është më e pastër se loti, më e ëmbël se ëmbëlsirat e kësaj bote, më e bukur se lëndinat me lule të pranverës dhe qenia me zemrën më të madhe që do mbulonte gjithë qiellin.

Nëse sinqeriteti do te spikatet dikund ajo do të spikatej në shpirtin e një fëmije.

Nëse bukuria e shpirtit do merrte formë ajo do merrte formën e një fëmije. Rrezet e diellit nuk ndriçojnë dot më shumë se sa fytyrat e tyre engjëllore, ylberi do ti humbte ngjyrat krahas një fëmije të vogël me plot lumturi në shpirtin e tyre të sinqertë duke mos ditur aspak se çfarë është interesi.

Nëse një shtëpi ka fëmije, nuk është e qetë pasi të qeshurat dhe të qarat e tyre jehojnë nëpër skajet e asaj shtëpie duke i dhënë gjallërinë e laramanishme.

Mirëpo kjo qenie më saktë ky engjëll trajtohet në mënyra të ndryshme nga njerëzit të cilët e quajnë veten të mëdhenj.

fizikisht kurse shpirtërisht dhe mendërisht janë shumë vegjël dhe të prapambetur.

Sot bota e “përparuar” mban njerëz të cilët nuk mund të quhen njerëz në fakt i bën vetëdija e tyre e ulet, zemra e tyre prej guri, të çnjerëzohen dhe të jenë në nivelin e kafshëve të egra.

Sot këta njerëz i keqtrajtojnë fëmijët, duke larguar nga zemrat e tyre gëzimin dhe harenë, duke i matur forcat me një të pafuqishëm siç është një fëmijë i pafajshëm.

Vetëdija e ulet e këtyre njerëzve i bën që të mos jenë në gjendje të dinë për bekimet dhe për mrekullitë që Zoti i fal në këtë botë ku njëra prej tyre është fëmija.

Ulem në një skaj të divanit edhe mendoj se si mund një prind të lë fëmijën nëpër rrugë që të abuzohet nga të pandërgjegjshmit në aspekte të ndryshme, e mendoj se si prindërit i dhunojnë ato fizikisht duke i lënë me pasoja te mëdha psikike që do të jenë prezente gjatë gjithë jetës së tyre.

A thua vallë një fëmijë i meriton këto? Padyshim që jo, sot mediat e ndryshme rrjetet sociale tregojnë gjëra të tmerrshme për sa i përket keqtrajtimit të fëmijëve.

Sot fëmija është epiqendra kryesore për masakër siç ndodhën në disa vende të botës ku lufta është e pranishme.

Dhe lind një pyetje budallaqe me një përgjigje të çuditshme. Pse ka ndryshuar koha? Jo koha nuk ka ndryshuar po janë njerëzit ato të cilët e kanë bë kohën dhe shoqërinë të ndryshojë.

Shoqërinë e shëndosh e përbën një fëmijë i shëndosh që kur të ritet të jetë produktiv mirëpo në ritën e këtyre fëmijëve faktori kryesor është mosha më e pjekur ,a thua vallë me keqtrajtime me dhunime mund të kemi fëmijë të cilët do jenë produktiv dhe të dobishëm për shoqërinë? Sigurisht që jo sepse një i rritur i cili është i deindividualizuar nuk mund të pasqyron diçka pozitive tek fëmijët.

Ehh.. Më vjen të qaj për ato fëmijë të cilët më drejtohen me fjalët ” o fëmijëria ime e mjerë”.

Më vjen për të qarë për fëmijët të cilët janë jetimë me të dy prindërit. Më vjen për të qarë për ata fëmijë ku ëndrrat e tyre mbesin vetëm ëndrra. A thua humanizmi mbizotëron tashmë në këtë botë të rrejshme të mbushur plot hidhërim?.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL