Trefishohen “kurbetçarët” në Maqedoni

Globalizimi i ekonomisë, investimet e huaj, rendja pas një vendi pune të paguar mirë jashtë kufijve të shtetit amë, qarkullimi i lirshëm i kapitalit dhe i fuqisë punëtore, por edhe fakti se ekonomia vendore është e hapur dhe e integruar në rrjedhat ekonomike rajonale, evropiane dhe më gjerë, ka shkaktuar edhe rritjen e fuqisë punëtore të huaj tek ne.

Në dhjetë vitet e fundit është trefishuar numri i të huajve që janë angazhuar në mënyrë profesionale me punë në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje të rregullt punë në Maqedoni, është rritur prej në 918 në vitin 2007 në mbi 3000 leje pune në vitin e kaluar. Globalizimi i ekonomisë, investimet e huaj, rendja pas një vendi pune të paguar mirë jashtë kufijve të shtetit amë, qarkullimi i lirshëm i kapitalit dhe i fuqisë punëtore, por edhe fakti se ekonomia vendore është e hapur dhe e integruar në rrjedhat ekonomike rajonale, evropiane dhe më gjerë, ka shkaktuar edhe rritjen e fuqisë punëtore të huaj te ne.

Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim në vitin e kaluar deri te ky dikaster janë parashtruar 2074 kërkesa për miratimin e leje së punës dhe 1487 kërkesa për dhënie mendim deri te Ministria e Brendshme për lëshimin e lejes për qëndrim të përkohshëm për të huaj në baza të ndryshme. Janë miratuar 849 leje për punësim, 823 leje personale pune, 218 leje pune dhe 1461 mendime deri te MPB. Sipas profesioneve janë lëshuar leje pune, për menaxhues dhe drejtorë të kompanive, profesorë, sportistë profesionist, punëtorë në prodhimtari etj. Më shumë leje për shtetasit e huaj janë miratuar për persona me arsim të mesëm – 1542, ndërsa 421 persona kanë qenë pa arsim të mesëm të përfunduar. Me doktoratura kanë qenë 16 persona, me magjistratura 67 persona dhe me specializime përkatëse kanë qenë 32 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button