Këto janë femrat më të kërkuara

Nëse po përpiqeni të gjeni një djalë për të krijuar një lidhje apo thjeshtë po kërkoni dikë që të fiksohet pas jush, ateherë ne do t”ju japim disa mënyra sesi mund të arrini këtë gjë. Si fillim përpara se të dilni nga shtëpia juaj , kujdesuni më parë të visheni bukur. Pjesa tjetër e rëndësishme është që nëse jeni në kërkim të një djali të mirë , duhet të krijoni kontakte me të, pasi ky është hapi kryesor për një mashkull.

Fillimisht lëreni atë të flasë për gjithçka që do. Kur një djalë flet për atë që ai dëshiron kjo do të thotë se ai po krijon hapat e parë të një njohje me ju. Mos harroni të përdorni parfum Spritz përpara se të dilni , pasi kjo bën që kur ai të jetë pranë jush të çmendet pas aromës suaj, dhe të afeksionohet edhe më shumë pas flokëve tuaj.

Parfumi të fal ndjesi të mrekullueshme nëse jeni pranë një personi , kështu që aroma juaj do të bëjë që ai edhe kur të largohet nga ju të marrë me vete embëlsinë dhe shijen e mirë të parfumit tuaj. Në këtë mënyrë ju ndizni një prej pasioneve tuaja. Studimet tregojnë se kur ju jeni në një lidhje dhe flisni për diçka që keni dëshirë, ju në këtë mënyrë arrini që  gjithcka pranë jush të duket sa më terheqëse.

Kur jeni duke ecur përkrah njëri tjetrit mbështetuni në krahun e tij, dhe mbani një pozicion të caktuar si dhe lëshoni hapat tuaj të mëdhenj në një mënyrë me të. Kjo pamje e juaja do të bëj që syte e tij të mos ndahen nga ju për asnjë moment të vetëm. Bëhuni rrezatuese, dhe flirtoni me të por kujdes mos e bëni atë të bllokohet. Ju duhet t”ja bëni të qartë atij që ju jeni të interesuar , dhe lëreni atij të kuptojë se nuk po bëheni pengesë për të. Jepni mendimin tuaj nëse ai ju pyet.

Nëse ai ju pyet se çfarë dëshironi , atëherë sugjeroni atij një restorant, apo tregoni se ju keni shumë dëshirë të shihni një film. Gjithashtu jepini atij të kuptoj që ju mund të bëni çdo gjë që dëshiron ai .Fakti që ju e dini se çfarë ju pëlqen, dhe nuk jeni duke e penguar atë tregon se ky është një fillim i mbarë për ju. Përkëdhelni krahun e tij gjatë kohës që jeni duke folur. Kontakti i duarve tuaja në lëkurën e tij ndez atmosferën dhe e bën atë të ndihet edhe më pranë jush . Fillo dhe flit me të për shoqërinë e tij. Nëse arrini të fitoni dhe simpatinë e miqve të tij, kjo do të jetë edhe më mirë për ju pasi do ta bëni atë të endet dhe më shumë pas jush . Flisni me besim. Kur ju jeni nervozë , ju ndoshta flisni më shpejt se zakonisht .

Por duke mbajtur një ton të kontrolluar, tregon se ju jeni te fortë dhe të përmbajtur ndonëse ju mund të jeni duke “vdekur” në brendësi. Ndiqeni atë në takimet e tij të rëndësishme. Nëse ai ju përmend një projekt të madh tijin atëherë përgëzojeni atë duke i uruar fat, dhe tregohuni të gatshëm për ta shoqëruar atë nëse ai ka nevojë. Tregohuni se dhe ju keni punët tuaja.

Mos i ktheni mesazhet mënjëherë, tregoni se edhe ju mund se keni punët tuaja dhe se ndodh që dhe ju të jeni të zënë. Ndonjëherë bëni plane të dilni me shoqet tuaja në fundjavë dhe shih reagimin e tij kur ti tregoni planin tuaj. Nga përgjigja e tij do të kuptoni sesa e shqetëson një fakt i tille dhe kjo në një farë mënyrë tregon sesa xheloz bëhet ai në të tilla raste. Mbi të gjitha interesi i tij tregon se kohën tënde duhet ta ndash me atë dhe jo me të tjerë. Kjo është një sfidë e mirë për të parë sesi sillet ai në këto raste. Tregohuni të kujdesshëm që të prekni lëkurën e tij, ti jepni një përqafim, apo të vishni një fustan që nxjerr në pah hiret tuaja, kur të dilni me të. Kjo do bëjë që atij ti ndizet gjaku, por mos harroni nëse ju ruani distancën kjo e bën atë edhe më kurioz dhe i vë në punë imagjinatën për të menduar në thellësi për ju.

Bëjini atij një kompliment  apo thoni diçka që i pëlqen. Për shembull nësë ai është i fiksuar në karriren e tij , tregoni atij sa e impresionuar ndiheni kur ju jeni në makinë me të. Ai do të gërmoj vet më pas deri në çfarë pikë ai ka rëndësi tek ju. Kur ai ju pyet sesi ishte dita juaj, tregoni atij diçka tërheqëse apo të veçantë që ndodhi gjatë ditës suaj. Tregohuni e sinqerte duke u shprehur “oh po ditët e mia ecin mirë” , më pas ndaloni përgjigjen, dhe kjo tregon se ju keni planet tuaja në vazhdim .

Ku ju jeni duke biseduar ballë për ballë perkulni kokën tuaj në një anë si në profil . Studimet tregojnë se nëse ju mbani konë në një anë dhe sytë e ulur poshtë kjo i bën tiparët tuaja të duket më të buta dhe tërheqëse dhe veç të tjerash kjo shmang dhe faqet tuaja të nxehta nga emocioni apo ndrojtja që mund të krijohet gjatë bisedës me të. Bëje atë të provojë diçka tepër të guximshme si përshembull të shkoni në një restorant të ri pikant që është hapur në qytet, apo të bëni një turne të shkurtër në zonat e panjohura më parë nga ju.

Kjo do t”ju bëjë të kuptoni nëse ai dëshiron të provojë diçka të re me ju dhe nëse ai do që mardhënia juaj të ketë vazhdim. Në momentet kur ai pasi ju ka përcjellë për  shtëpi dhe ka adhur koha të ndaheni, jepini atij një shikim të zgjatur për disa sekonda. Ky imazh i fundit do të bejë që ai të rri me mendjne tek ju, dhe mezi te pres t”ju takojë serisht për të kaluar një tjetër ditë së bashku. Këto janë disa nga mënyrët që ju mund të bëni për të tërhequr një mashkull pas vetes dhe për të krijuar një mardhënie me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button