Liria me tre kampion zgjedhor për senior dhe dy për kadet

Sot në qytetin e Radovishit, është organizuar Kampionati Zgjedhor i Maqedonisë, për grupmoshat senior dhe kadet, me ç’rast KM Liria arriti të fitoj gjithsej pesë tituj kampion me dy grupmoshat. Te seniorët, kampion u shpallën Elmedin Sejfullau (61 kg) dhe Riad Rexhepi (65 kg), si dhe Ramazan Bakija u shpall kampion në kategorinë deri 125 kg. Te senioret, KM Liria fitoi edhe dy vende të dyta dhe gjashtë vende të treta, ndërsa në konkurrencë  ekipore KM Liria ishte bindshëm i pari me gjithsej 36 pikë të grumbulluara.

Në konkurrencën e kadetëve, kampion u shpallen Orhan Xhaferi (63 kg) dhe Astrit Ismaili (69 kg), me çka automatikisht rezervuan vend në reprezentacionin e Maqedonisë. Në këtë grupmoshë, nga mundësit e KM Liria u fituan edhe tre vende të treta dhe dy të dyta, ndërsa në konkurrencë ekipore Liria përfundoi e dyta me 28 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button