Plenumi i Arsimtarëve: Partitë politike të qëndrojnë larg fëmijëve tanë

Plenumi i Arsimtarëve nëpërmjet një kumtesë të titulluar “Partitë politike, më larg nga fëmijët tanë!”, ashpër i dënojnë ngjarjet e fundit në shkollat e Shkupit, Shtipit dhe Manastirit, në të cilat ashtu siç thonë, janë të involvuar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe janë keqpërdorur për qëllime politike, njofton Portalb.mk.

Vlerësojmë se disa parti politike dhe grupacione ashpër i manipulojnë dhe keqpërdorin nxënësit, ndërkaq Ministria përkatëse hesht. Për Plenumin e Arsimtarëve të gjithë mësuesit dhe drejtorët të cilët i shfrytëzojnë nxënësit e tyre për qëllime politike janë turpi i këtij profesioni fisnik”, thonë nga Plenumi.

Të njëjtët apelojnë që nxënësit të mos nxirren në situata të palakmueshme dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë të përshtatshme dhe në kohë t’i dënojë ngjarjet e këtilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button