Aktorja bëhet nënë për herë të pestë, sigurisht që nuk ka lumturi më të madhe

E vërteta është se kur mësuam për shtatzëninë e saj të pestë u çuditëm, jo për shkak të lajmit, por për faktin se ajo kishte shumë probleme me partnerin. Me pak fjalë në vend që të dëgjonim për ndarje, dëgjuam për shtatzëni.

Megjithatë kur ajo bëri publik lajmin e shtatzënisë dhe deklaroi se kjo ishte gjëja më e bukur që mund t’i ndodhte çdo gjë sikur u qartësua. Tori Spelling pra, para pak orësh solli në jetë fëmijën e saj të pestë dhe siç është normale është më e lumtur se kurrë. Në foton e postuar në Twitter ka zbuluar edhe emrin.

“Jemi shumë të lumtur dhe duam t’ju lajmërojmë për ardhjen në jetë të pjesëtarit më të ri të familjes McDermott. Ju prezantojmë me Beau Dean McDermott”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button