Konstruksion spinues

[Qytetarë të revoltuar e pyesin Shilegovin: A do ta shesish Maqedoninë? (FOTO)]

Artikulli është komentues dhe paraqet një interpretim të lirë të fotografisë, pa i respektuar me këtë rast zhanret dhe standardet e gazetarisë për informim profesional.

Револтирани граѓани до Шилегов Ќе ја продаваш ли Македонија ФОТО zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: Qytetarë të revoltuar e pyesin Shilegovin: A do ta shesish Maqedoninë? (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 27.02. 2017

Data e recensionit: 02.02.2017

Recensues: Dimitar Tanurov

PËRZIERJE E KEQE

Artikulli, për nga forma e tij, është përzierje e foto-lajmit dhe lajmit, mirëpo nëse analizohet për nga përmbajtja dhe mënyra se si është përgatitur, mund të përfundohet se ka shumë tekst për të qenë foto-ljam, mirëpo shumë pak të dhëna për të qenë lajm.

“As zëdhënësi partiak Petre Shilegov nuk është kursyer nga mllefi i qytetarëve të revoltuar, të cilët ashpër e kundërshtojnë tentimin e Zoran Zaevit dhe të LSDM-së që ta rrezikojnë unitetin e Republikës së Maqedonisë duke e pranuar në tërësi platformën shqiptare dhe duke futur dygjuhësi në gjithë territorin e Maqedonisë”.

Thonë se një fotografi vlen 1.000 fjalë, mirëpo në këtë rast ose fotografia nuk është e aq e mirë për t’i zëvendësuar fjalët ose fjalët nevojiten që në mënyrë komentuese të paraqitet një fotografi e përgjithshme më ndryshe. Në këtë rast, bëhet fjalë për spin, dhe kjo mund të vërehet nëpërmjet elementit komentues, se gjoja, qytetarët kanë shkruar grafit politik në murin e zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov. Pohimi i këtillë nuk është i bazuar për shkak se zyrtarisht nuk dihet se a bëhet fjalë për qytetarët të zakonshëm, apo bëhet fjalë për anëtarë partiakë, aktivistë të VMRO-DPMNE-së.

Në artikull, mungon deklarata e Shilegovit, i cili në këtë rast është viktimë e sulmit, e as që ka deklaratë nga MPB-ja, duke pasur parasysh se thuhet se ky nuk është rasti i parë i këtillë.

Në tekst nuk janë respektuar standardet e gazetarisë, të cilat janë përfshirë edhe në Kodin e gazetarëve, sipas të cilit, çdo informatë duhet të hulumtohet detajisht, të merren të gjitha informatat e nevojshme, të bëhet dallim ndërmjet lajmit dhe komentit, të mos nxirren përfundime paushalle, të cilat nuk janë të verifikuara dhe të konfirmuara dhe të sigurohet distancë profesionale gjatë informimit.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button