Avokati i Popullit apelon që fëmijët të mos involvohen në protesta

Avokati i Popullit me rastin e shkrimeve të fundit në media, si dhe parashtresat e dorëzuara nga prindërit të cilët ankohen për keqpërdorim të fëmijëve të tyre në protestat të cilat këto ditë organizohen në më shumë qytete, apelon menjëherë të ndërpritet involvimi i nxënësve.

Në kumtesën e sotme deri te mediat Avokati i Popullit i paralajmëron të gjitha palët e involvuara se çdo keqpërdorim i fëmijëve i nënshtrohet sanksioneve dhe tha se do t’i analizojë ankesat, dhe nëse vërtet dëshmohet se persona të caktuar të punësuar në institucione arsimore kanë qenë nxitës, për të gjithë do të kërkojë dënime më të ashpra, sepse bëhet fjalë për fëmijë të cilët sipas të gjitha rregulloreve ndërkombëtare dhe vendore gëzojnë mbrojtje të posaçme.

“Fëmijët në asnjë rast nuk duhet të jenë cak i manipulimeve dhe keqpërdorimeve, ndërsa shkollat duhet të jenë vende ku do të ushtrohet veprimtaria kryesore procesi edukativo-arsimor”, theksohet në kumtesë.

Duke u nisur nga interesi më i mirë i fëmijës, Avokati i Popullit apelon edhe deri te mësimdhënësit edhe deri te prindërit të mos lejojnë involvim të nxënësve në çfarëdo qoftë tubime dhe protesta, ndërsa njëherit u bën thirrje institucioneve kompetente menjëherë të reagojnë për parandalimin e dukurive të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button