Situata në Maqedoni, Rusia akuzon edhe Shqipërinë

Rusia e ka akuzuar NATO-n, BE-në dhe Shqipërinë, për përpjekje për imponim të qeverisë pro-shqiptare në Maqedoni, që është përfshirë në krizë politike, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka refuzuar ta mandatoj liderin social-demokrat, Zoran Zaev, për ta formuar qeverinë e re, për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare në Maqedoni.

“Me bashkëpunim aktiv të zyrtarëve të BE-së dhe NATO-s, një ‘platformë shqiptare’ e krijuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit, po u imponohet maqedonasve” thuhet në deklaratën Ministrisë së jashtme të Rusisë, raporton agjencia Reuters nga Moska, njofton Klan.

Bashkimi Evropian e ka kritikuar veprimin e presidentit Ivanov. Në deklaratën e Moskës, po ashtu, Kosova akuzohet se po përzihet në punët e Maqedonisë dhe se perëndimi po dëshiron që në qeveri ta sjellë “opozitën që ka pësuar disfatë”.

“Është e domosdoshme të ndalet ndërhyrja nga jashtë në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme ruse, raporton agjencia Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button