Vardari para Komisionit Disiplinor, edhe gjysmëfinalja pa tifozë mysafir

Federata Futbollistike e Maqedonisë do të nisë procedurë kundër skuadrës së Vardarit pas ndeshjes së javës së 20-të me Shkëndijën, e cila të dielën u zhvillua në Shkup. Komisioni për gara pranë FFM-së, sot në mbledhjen e saj të rregullt do të ngre masë disiplinore kundër KF Vardar, edhe atë për katër pikë, ndërsa më e rënda është ofendime në baza nacionale. Pas përfundimit të kësaj përballje, njerëzit e patë të futbollit vendor, i kanë siguruar të gjitha raportet e delegatëve nga ndeshjet e zhvilluara.

Sipas të njëjtëve, Komisioni për gara pranë FFM-së do të sjell vendim për nisjen e procedurës kundër Vardarit. Pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, tifozët e këtij klubi “Komiti”, i kanë ofenduar shqiptarët dhe njeriun e parë të FFM-së, Illço Gjorgjioski, nga i cili kërkojnë ta braktis këtë funksion.  Jo zyrtarisht mësuam se KD masë ndaj KF Vardar do të nisë për shkak të thyerjes së rregullores edhe atë për: Organizimin e dobët të ndeshjes; ofendime në baza nacionale, ofendime për drejtuesit e FFM-së; dhe hedhjen e mjeteve piroteknike në fushë. Kujtojmë, këto dy ekipe do të ndeshen përsëri të nesër në Shkup, por kësaj radhe në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Ndwrkohw bwhet e ditur se edhe ky duel i dy ekipeve mw tw mira pwr momentin nw vend, wshtw shpallur e rrezikut tw lartw, ku nuk do tu lejohet hyrja tifozëve mysafirw nga Tetova.

Ndeshja e parw gjysmëfinale Vardari – Shkwndija luhet nw stadiumin “Telekom Arena” me fillim nga ora 14:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button