Pritjet e Luginës së Preshevës në vitin 2017

Luan Jashari

Luan Jashari

 Lugina e Preshevës edhe viti 2017, e gjen në situatë të njëjtë, si vendi ku ushtrohet spastrimi etnik!

Realisht  çfarë do duhej të  priste, është shumë  më shumë! Problemet  e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në  Europë! Fillimisht  problemet  e  Kosovës Lindore, janë  nga: statusi politik i saj, pasuar nga   problemet  politike, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore, sportive etj

Marrëveshja e Paqës së Konçulit e vitit 2001, premtonte  zgjedhjen  e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 15 vitesh  asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas  konventave dhe protokoleve  Europiane dhe Ndërkombtare, nuk u garantohet  asnjë e drejtë  më shumë sesa  minoriteteve  tjera, privilegjohen dhe  u garantohen  shumë  më shumë të  drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të  zgjedhej  statusi politik i Luginës së Preshevës,  të  gjitha  problemet  e më pasme do zgjedheshin automatikisht! Lugina e Preshevës, me ngulm  duhet të kërkoj, derisa edhe në Bruksel  zhvillohen  bisedime teknike dhe politike në lidhje  me Kosovën, duhet  të trajtohet  edhe  çështja e Statusit Politik të  Luginës së Preshevës, derisa  faktori ndërkombtarë është  vënë  në lëvizje( në lidhje  me Kosovën), sesa që të pritet më pas( kur  do jenë  shumë  më e  vështirë të vëhen mekanizmat  ndërkombtarë  në  lëvizje!).

Problemet  politike, pas çështjes së statusit politik,  kruciale për  ne Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në   nivel lokal e veçmas në nivel  qendrorë( edhe pse çdonjëri  Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim  me  Kosovën! Por që në parlamentin e Serbisë, përfaqësohemi nga politikanët  lokal Shqiptarë, që më shumë i shërbyen  interesit të Serbisë sesa atij Shqiptarë); implikimi i Serbisë në  përzgjedhjen e  politikanve Shqiptarë( si për përfaqësimin në nivel  lokal,  por edhe   në  atë  të  ashtuquajtur  republikan, Serbia ka përzgjedhur politikanët Shqiptarë të përshtatshëm për të  nga  Lugina e Preshevës); mospërfaqësimi i denjë nga politikanët  e tillë( politikanët  Shqiptarë të Luginës së Preshevës, deri më tash, asnjëherë  denjësisht nuk kanë  përfaqësu Interesin Kombtarë Shqiptarë të   Luginës së Preshevës!); nepotizmi dhe korrupsioni( klikat partiake të partive politike të  Luginës së Preshevës, vazhdimisht njihen për  korrupsion dhe  nepotizëm në çdo aspekt!); heshtja  e politikës së terrorit të Serbisë( nga  shkaku që i shërbejnë  interesit të Serbisë, këta  politikan të Luginës së Preshevës, kanë  bë që  Çështja Kombtare  e Shqiptarve të  Luginës së Preshevës, si në  arenën  ndërkombtare dhe  rajonale të  heshtet a së paku të  minimizohet); ekzistimi i dhjetra partive dhe fraksioneve  politike në  Luginë dhe mosunifikimi i tyre rreth  Kauzës Kombtare Shqiptare të Luginës së Preshevës( që me shumë  egërsi  luftojnë  mes vete e shumë më pak për  Interesin Kombtarë Shqiptarë të  Luginës së Preshevës).

Problemet  në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë  e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje  fëmijësh; marrja në  biseda informative dhe përndjekja sidomos  e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve( të ashtuquajtur  polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e  paramilitare të Serbisë  e veçmas edhe e  atyre  që janë të  dyshuara për  krime  lufte kundër  Shqiptarve; përzgjedhje e  multiçetnikëve( si polic multietnik të  vetëquajtur), për t’i shërby  Serbisë; etj

Problemet  në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e  librave të  ardhur nga Kosova( e që nuk kërkohen  me ngulm, por më shumë  me forma tejet të  buta, kryesisht me një  a dy protesta!); çështja e diplomave të  Republikës së Kosovës; çështja e  mësimit-besimit fetar në shkollë( të sponsorizuar dhe korrikuluar nga  shërbimet  sekrete të  Serbisë!); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë  preferencash e referencash politike( duke  u bë  çerdhe partizanësh të partive politike); ikja e rinisë së shkolluar kryesisht  në botën  perëndimore dhe në Republikë të Kosovës; pasivizimin e   intelektualve  Shqiptarë të Luginës së Preshevës në lidhje  me avansimin  e Çështjes Kombtare Shqiptare dhe zgjedhjen e  Statusit Politik të  Luginës së Preshevës! etj.

Problemet  në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror( kryesisht  e ish-veteranëve  të Luftrave  Çlirimtare Shqiptare, duke i akuzu kinse për krime lufte, por edhe  për  terrorizëm etj);  heqje nga regjistrat civil të  qytetarve  Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet  e  shtetit kolonial të  Serbisë; mosregjistrim real të  Shqiptarve të Luginës  me rastin e Regjistrimit të popullsisë së Serbisë! etj

Problemet  në ekonomike, janë të  panumërta tashmë, edhe pse menjëherë  pas luftës  së UÇPMB-së, pagat i ishin rritur aq shumë saqë dukej standardi i konkurueshëm edhe me  Gjermaninë( p.sh: paga e multiçetnikëve ishte 700 euro, etj!):mungesa e perspektivës ekonomike( kryesisht  tek të rinjët); pengesat  në  ndërmarrjen e  iniciativave për  hapje  biznesesh të vogla dhe të mesme; pengesat në tregti brenda  Serbisë( duke i sabotu produktet  e Shqiptarve të Luginës); pengesa në  tregti përmes  pikave  kufitare me  Maqedoninë dhe Republikën e  Kosovës; mirëqenie  të ulët  sociale dhe shëndetësore; tarifa të  larta  për energji elektrike; tarifa të  larta  për   hapje dhe mbajtje të  bizneseve; haraç  nga policia kriminale  e  Serbisë për  bizneset  lokale( pra plaçkitje); gjoba të panumërta për shkelje të  ndryshme  kinse të  bëra  nga   bujqit, blegtorët, tregtarët   Shqiptarë  të Luginës së Preshevës; papunësi e lartë;  ngulfatje  të   tregut lokal  me produkte  të Serbisë qofshin produkte  bujqësore, blegtoriale, ndërtimtarie, industriale etj që bizneset lokale të  falimentojnë etj.

Problemet  historiko-kulturore, tashmë të  mësuar që me  shekuj, që qarqet e Serbisë, qofshin   ato “shkencore, fetare etj” që kanë  përvetësu trashëgëminë edhe të  Shqiptarve të Luginës së Preshevës, e që edhe  sot  ndeshemi: me përvetësim të lokaliteteve arkeologjiko-historike Ilire në Luginë si dhe vjedhje të  arkefakteve; tjetërsim të  Historisë Kombtare  Shqiptare edhe  përmes fesë( duke tentu të  na identifikojnë si Turq, Boshnjak, serbë të  islamizuar etj)!; ndalimi i festave  Kombtare  Shqiptare; ndalimi i Flamurit tonë Kombtarë Shqiptarë; heqja e  monumenteve  tona Historike( mes tyre edhe  Lapidarit të UÇPMB-së) etj.

Derisa Serbia, vazhdimsht i dirigjon  politikanët  serbë, në Republikë të Kosovës, Shteti Amë( Shqipëria) tregohet  tepër tolerante, duke leju që politikanët  e Luginës së Preshevës,  madje edhe të tradhëtojnë Interesin Kombtarë Shqiptarë! Shqipëtarët  e Luginës, duhet  të  ngrejmë  zërin, që  së paku Shteti Amë, të korrigjojë, të këshillojë që partitë politike  Shqiptare të Luginës së Preshevës, të  tregohen   më të ndërgjegjshme  sa i përket  Interesave të  Shqiptarve të Luginës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP