Lidhja Demokrate: Maqedonia nuk është e rrezikuar

“ Çdo ditë e më shumë po përhapen dezinformata në rrjetet sociale, portale dhe disa media pro qeveritare, se Maqedonia është e rrezikuar, se do të federalizohet, kantonizohet, si dhe thirrje për të dalë në mbrojtje të shtetit, se duhet ballafaqim me tradhtarët, po bëhen ndarje në tanët dhe tuajit në shërbimet e sigurisë dhe ARM dhe budallallëqe të ngjashme, me të vetmin qëllim që të krijohet atmosferë frike dhe pasigurie, me ofrim të mundësisë së vetme- vendosjen e gjendjes së luftës , gjegjësisht të kryhet sulm policoro-ushtarak”- thonë në njoftimin nga Lidhja Demokrate.

Nga kjo parti vlerësojnë se:

  1. Republika e Maqedonisë është stabile dhe nuk ka bazë për destabilizim përmes konflikteve ndëretnike.
  2. Karakteri unitar nuk është i rrezikuar ose i vënë në pyetje, ndërsa për këtë garantues janë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, në veçanti shumica- popullsia maqedonase, si dhe popullsitë e tjera me të cilët me shekuj jetojmë bashkë.
  3. Nuk ekziston kërcënim nga jashtë për shkatërrimin e Maqedonisë. Stabiliteti i brendshëm dhe kohezioni janë kyç për ardhmërinë dhe perspektivën e Maqedonisë.
  4. Maqedonisë i duhet qeveri e re e reformuar të cilën në pajtueshmëri me Kushtetutën do të duhet ta formojnë partitë që do të sigurojnë shumicë parlamentare.

Për këtë Lidhja Demokrate bën thirrje për sjellje të përgjegjshme të të gjithë liderëve të partive, me çka do të duhet që interesat nacionale dhe shtetërore të jen përpara atyre personale dhe partiake, thuhet më tej në njoftimin nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button