RDK: Maqedoninë e presin lëvizje të mëdha tektonike

Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti mbledhje të kryesisë partiake për të diskutuar rreth situatës së fundit politike në vend, dhe vendimeve konkrete që duhet ndërmarr në periudhën në vazhdim, me të vetmin qëllim të jepet kontribut konstruktiv në tejkalimin e ngërçit politik që e ka kapluar vendin tanimë për një periudhë të gjatë kohore.

Në drejtim të këtij kontributi konstruktiv, RDK ka treguar një sjellje të qëndrueshme ndaj Platformës shqiptare, si një arritje e madhe për bllokun politik shqiptarë, dhe për këtë arsye vendos që të japi nënshkrimin e sajë si RDK, në kuadër të koalicionit Aleanca për shqiptarët, për realizimin e Platformës shqiptare. RDK është e vetëdijshme se shqiptarët në këtë vend kanë   mungesa të mëdha fundamentale, por Platforma shqiptare është një fillim i mbarë i një arritjeje të madhe, dhe për këtë arsye do të mbështet me nënshkrimin e saj, marrjen e mandatit për formimin e qeverisë, me qëllim të realizimit të plotë të Platformës shqiptare.

RDK vlerëson se e kaluara e veprimit politik të forcave të ndryshme destruktive brenda partive politike maqedonase dhe shqiptare kanë dëshmuar destruktivitet në zgjidhjen e krizës politike në përgjithësi, dhe formimin e qeverisë në veçanti, prandaj kërkohet vigjilencë dhe konstruktivitet të jashtëzakonshëm nga të gjitha forcat progresive në vend me qëllim që vendit t’i kthehet normaliteti. Në kuadër të këtij konstruktiviteti, RDK është e gatshme të luaj rol konstruktiv dhe konkret në formimin e një qeverie progresive, ku Platfroma shqiptare zë vend primarë në programën qeveritare të mandatarit të ardhshëm. RDK është e vetëdijshme se Maqedoninë e presin lëvizje të mëdha tektonike, dhe për këtë arsye ky subjekt politik është i gatshëm të jetë dëshmitarë direkt në zbardhjen e së vërtetës të fenomeneve të ndryshme që e kanë karakterizuar Maqedoninë gjatë një periudhe të gjatë kohore.

RDK është e vetëdijshme se zbardhja e së vërtetës, dhe ballafaqimi me lëvizjet e mëdha tektonike, kërkon mbështetje më gjithë përfshirëse të forcave progresive në vend, në kuadër të   qeverisë së re, prandaj ky subjekt politik kërkon që të gjithë subjektet politike në vend të luajnë   rol konstruktiv në këtë drejtim, dhe jo të strehohen në kuadër të lojërave të ndryshme politike. Kërkohet përgjegjësi dhe maturi të lartë politike, dhe RDK do të vazhdoj edhe më tutje të luaj këtë rol me përgjegjësi të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button