Gripi i shpendëve në Spanjë, asgjësohen mijëra rosa

Gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të parandalimit të gripit të shpendëve, në rajonin e Katalunjës në lindje të Spanjës janë asgjësuar rreth 25.000 rosa, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Departamentit shëndetësor të Katalunjës, në Giron dhe Barcelonë në 12 ferma asgjësuan 25.000 rosa.

Zyrtarët konfirmuan se asgjësimi i pulave vijoi pasi u konfirmuan gjashtë raste të gripit të shpendëve (Hsn8) në 30 ditët e fundit.

Për shkak të parandalimit, para dy ditëve u asgjësuan 17.000 rosa, ndërsa një ditë më herët më shumë se 7.000 rosa.

Që nga 28 tetori i vitit të kaluar në Evropë u vërtetua gripi i shpendëve në 781 ferma.

Ky virus deri më tani më së shumti ka goditur Francën ku nga nëntori i vitit të kaluar u asgjësuan më shumë se 3 milionë pula.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button