Kemi tronditur e pikëlluar VMRO-në

Të dashur vëllezër,  koha ec me hapa të shpejta për, ne, shqiptarët e Maqedonisë, kurrë gjatë këtij sistemi të mallkuar demokratik s’kemi qenë më afër kërkesave tona kombëtare, kurrë s’kemi qenë më të bashkuar e me një platformë politike sikur se sot. Bashkimi i forcave të partive politike shqiptare i ka tronditur të gjitha forcat e errëta kriminalogjene maqedonase:

-Ka tronditur e pikëlluar  VMRO-në shoviniste maqedonase, sa që janë në gjendje të prishin këtë shtet të brishtë vetëm e vetëm të shpëtonte klika kriminele korruptive e kësaj partie. Prishja e këtij shteti artificial na konvenon neve shqiptarëve. Zoti është i Madh, na ka ndihmuar gjatë të kaluarës sonë të hidhur historike për mos zhdukjen tonë nga faqja e dheut, (dyzet perandori janë zhdukur me gjak, gjuhë e farë, ne ende jemi të gjallë), do na ndihmojë edhe në të ardhmen InshAllah!

-Ka tronditur Kishën Ortodoske Maqedonase, e cila  si një   institucion fetar, shpirtëror e human, pa një fije turpi kishëtar kundërshton jo vetëm zyrtarizimin e gjuhës shqipe, por edhe qenien tonë kombëtare e fetare.

Pajtohemi me ish-presidentin legjendar të Bosnjë-Hercevinës, i ndjeri Alija Izetbegoviq, i cili gjatë një interviste tha, se te myslimanët mund të ketë  fundamentalizëm islamik, por këto janë individuale, kurse Kishat Ortodokse në mënyrë institucionale shpreh fundamentalizmin ortodoks. Pra, Izetbegoviqi ia bëri me dije botës perëndimore e përparimtare se nē botë ekziston vetëm një fundamentalizëm e shovinizëm institucional fetar, e ajo është Kishat Ortodokse Serbo-Ruse-Slave, ne do thonim dhe greke.

-Sidomos i ka troditur e hidhëruar tepër shumë udhëheqësit maqedonas, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për idenë e bukur të Platformës Politike Shqiptare.

-Plarforma jonë e bashkuar e ka bërë që maqedonasit jo vetëm të hidhërohen, por edhe të zihen e të vriten me njëri tjetrin.

Prandaj, miq, ashtu si ishim të lidhur tog për një, gjatë luftës së 2001, pse dhe tani mos të jemi edhe më të bashkuar politikisht!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button