Erdogan: Normat e leximit të librit duhet të jenë në përputhje me synimet e shtetit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka mbajtur një fjalim në hapjen e Panairit të katërt Ndërkombëtar të Librit në qendrën e panaireve CNR në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij presidenti Erdoğan tha se “Me keqardhje dëshiroj të them se pavarësisht dhjetëra përpjekjeve të treguara nuk kemi mundur të ngremë në nivelin që dëshirojmë normat e leximit të librit në vendin tonë. Nuk na ka hije që njerëzit tanë shpenzojnë 3-5 orë në ditë para televizionit, dhe më shumë kohë përpara internetit ku koha për librin nuk arrin deri në 10 orë në vit. Norma e leximit të librit duhet të jetë në përputhje me këtë për një vend i cili në vitin 2023 synon të përfshihet në mesin e 10 ekonomive të para botërore dhe i cili ka pretendime në shkallë globale dhe në rajon”.

Ai më tej tha se “E kemi për detyrë të mbrojmë trashëgimitë tona. Ashtu si në çdo ndodhi edhe në këto çështje nuk mund të qëndrojmë të mbështetur pas punimeve, mëshirës, ndërgjegjjes së dikujt tjetër. Duhet ta pranojmë se me një mendje të marrë borxh, me punime të porositura nuk do të mund të arrijmë në ndonjë vend”.

Presidenti Erdoğan tha se “Kur ne nuk e shkruajmë vetë historinë tonë, kur komuniteti ynë letrar nuk i përpunon këto çështje në veprat e tyre fatkeqësisht ne skllavërohemi tek të tjerët”.

“Ky vend për dhjetëra vite me radhë është përpjekur të pastrojë njollat e filmave të propagandës së zezë të klasit të tretë si ‘Ekspresi i Mesnatës‘. Të jeni të sigurtë se e njëjta përpjekje vazhdon edhe sot. Jam i sigurtë se edhe ju e dini se si institucionet mediatike ndëkombëtare i kanë transmetuar me standarde të dyfishta ngjarjet që kemi përjetuar në vitet e fundit. Prapa publikimeve ku terroristët bëhen heronj, ku viktimat e vërteta injorohen, ku vendi dhe shteti ynë lihet nën fajësim ka një trillim me qëllim të keq. Dhe, sigurisht një prej shembujve të këtij qëndrimi ndaj vendit tonë është 15 korriku”, deklaroi presidenti Erdoğan në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button