Ekspertët nuk shohin rrezik nga mobilizimi i VMR0-së

Ish kryeshefi i MPB-së, Ljubomir Gjurçevski thotë se në Maqedoni për momentin nuk mundet të ndodhë krizë e madhe e sigurisë. Megjithatë ai apelon tek partitë që mos t’i mobilizojnë anëtarët e vet, ndërsa Institucionet të çlirohen nga presioni, njofton Alsat M.

Nëse merret parasysh motivi i gjithë asaj që duhet të mbrohet nga qeverisja e mëparshme, atëherë nuk guxon të lihen anash të gjitha këto paralajmërime të liderit të VMRO-DPMNE-së, si dhe të anëtarësisë, dhe veçanërisht të gjithë ata të cilët pas vitit 2012 ishin punësuar në institucione, në administratën shtetërore, një numër që nuk duhet nënvlerësuar. Një numër i madh i personave të cilët me kualifikime joadekuate u gjetën në pozita të caktuara me qëllim që edhe ata t’i mbrojnë ata pozita janë të motivuar të bëjnë ndonjë shkelje të sigurisë – deklaroi Ljubomir Gjurevski, ish krye shef në MPB.

Profesori Jove Kekenovski i vlerëson si monstruoze deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili komitetet komunale partiake i porositi që të dalin në mbrojtje të interesave kombëtare.

 Kjo është edhe një dëshmi se klika e kriminalizuar partiake e VMRO-DPMNE-së udhëheqë një politikë monstruoze ku përpiqet shkaku i mbrojtjes personale t’i përziej qytetarët e Maqedonisë në luftë vëllavrasëse. Absolutisht nuk bëhet fjalë për atë se është shkelur vullneti i qytetarëve të Maqedonisë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve janë deklaruar kundër një politike të tillë të udhëhequr nga kryesia partiake e VMRO-DPMNE-së gjatë këtyre 10 viteve – tha profesori Jove Kekenovski.

Kekenovski dhe Gjurçevski kërkojnë nga qytetarët që të mos bien pre e thirrjeve partiake, ndërsa Institucionet të mos i anashkalojnë këto aktivitete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button