Kalkulimet për zgjedhjet lokale, zvarrisin krizën

Kalkulimet për zgjedhjet lokale janë një nga shkaqet e zvarritjes së krizës politike. Analisti, Albert Musliu vlerëson se stërzgjatja e negociatave për formim të qeverisë akoma pa një epilog përfundimtar, mund të prolongojë edhe zgjedhjet lokale, njofton Alsat M.

“Unë besoj se zgjedhjet lokale kanë qenë pjesë e shkaqeve të prolongimit të gjithë procesit. Nuk besoj se ka qenë shkak prolongimi i zgjedhjeve, po gjithsesi me faktin që mund të merret mandati prej opozitës por negociatat për formimin e qeverisë nuk janë përmbyllur më bën të besoj se ka mundësi që edhe zgjedhjet të prolongohen. Nëse prolongohen, atëherë sigurisht se do të prolongohen për në vjeshtë”, u shpreh analisti Albert Musliu.

Xhabir Deralla nga Qendra për Liri CIVIL vlerëson se disa parti politike janë aq të frikësuara nga rezultati i zgjedhjeve lokale sa që bëjnë çmos që të njëjtat të mos mbahen në kohën dhe në kushtet e parapara.

“Mendoj se një pjesë e partive politike janë të frikësuar nga humbja që mund ta kenë në zgjedhjet lokale, prandaj mundohen ta prolongojnë datën dhe të kontribuojnë në një situatë më të ndryshme, respektivisht që me keqpërdorime dhe obstruksione të arrijnë një rezultat tjetër zgjedhor”, tha Xhabir Deralla, CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button