Shkup, është gjetur një femër me djegie në trup

Një femër me djegie në trup në mëngjesin e sotëm në Shkup me ekipin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente – Kilinika për Kirurgji Plastike.

Siç kumtoi MPB në mëngjesin e sotëm 15 minuta pas mesnate nga ana e një qytetari në SP Bita pazar është paraqitur se në rrugën 192 ka një femër me të djegura në trup dhe me Ndihmën e shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente, ku mjeku nuk ka mundur të prononcohet për karakterin e lëndimeve.

Personi është në gjendje jo kontaktibile dhe nuk mund të konfirmohet ku dhe prej çfarë janë shkaktuar djegiet, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button