Ja si u dukën të famshmit në ceremoninë “Brit Awards 2017” (FOTO)

Eventi i quajtur “Brit Awards 2017” që mbahet çdo vit në Angli, edhe kësaj radhe kishte mbledhur në tapetin e kuq të famshimt nga mbarë bota.

Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie padyshim që i kushtojnë rëndësi të madhe dukjes, pasi që janë në sy të kamerave në çdo hap që ata bëjnë, shkruan The telegraph, transmeton lajmi.net.

Në mesin e të famshmëve, këngëtarja Pixie Lott e cila nuk ishte e nominuar në ndonjë kategori, dukej tërheqëse e veshur në një fustan ngjyrë gri.

Vajzat e grupit “Little Mix” të cilat njëherësh kishin fituar trofeun e singlit më të mirë britanez, kishin veshur fustane provokuese.

Katty Perry, është ylli tjetër që dukej për mrekulli me flokë të lidhur dhe e veshur rozë.

Robbie Williams i veshur në kostum të zi, përformoi në skenën e “Brit Awards 2017” bashkë me një grup vajzash.

Artisti Bruno Mars, gjatë përformimit të “Thats Why I Like It”, ishte i veshur në blu dhe të kuqe.

Anne Marie ishte njëra ndër këngëtaret e cila u përfol më së shumti në këtë mbrëmje, dukja e së cilës ishte mbresëlënëse.

Po ashtu, Ellie Goulding e cila në këtë mbrëmje u shoqërua nga motra e saj, ishte veshur me një fustan të zi.

Por pa dyshim, Rita Ora dhe Dua Lipa ishin emrat e skenës që u pëfolën shumë, Dua u paraqit si “serioze” në të zeza, ndërsa Rita me një fustan ekstravagant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button