Shkupi në “meny“ ka vetëm fitore

Asgjë e re kur bëhet fjalë për skuadrën e Futsal Klubin Shkupi. Kësaj skuadre fitoret u janë bërë përditshmëri, pasi që edhe në ndeshjen e mbrëmshme nuk mungoi fitorja, kësaj radhe në udhëtim te Makedonska Kamenica, shënuan fitore ndaj Sasës.

Skuadra e Shkupit shënoi fitore me rezultatin 6:4, edhe pse bazuar në lojën dhe rastet e krijuara para portës kundërshtare, shumë lehtë mund të ndodhte që kjo ndeshje të përfundonte me rezultat edhe më të thellë.

Në këtë përballje te Shkupi, Erkan Seferi ishte më i dalluari me dy gola të shënuar, ndërsa nga një gol ishin vepër e Eljesa Nezirit, Rexhep Sulejmanit, Ylber Alilit dhe Eroll Dalipit. Falë kësaj fitore, skuadra e Shkupit tanimë është barazuar me Velesin në pozitën e parë, skuadër kjo e cila këtë javë ishte e lirë. Që të dyja skuadrat pas 15 xhirove kanë grumbulluar nga 43 pikë dhe aktualisht ndajnë pozitën e parë. Tani pritet ndeshja e derbit më të madh të sezonit, që në program është javën që vjen, kur në palestrën “Enver Idrizi”, Shkupi do të mirëpret skuadrën e Velesit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button