Përleshje fizike në KQ-në e PLD-së

Vetëm sa ka filluar seanca e Kryesia Qendrore e PLD-së, njëri nga anëtarët, Dejanço Cvetanovski është sulmuar fizikisht nga një anëtarë i PLD-së nga Kisella Vpda. Në sallë situata ka qenë e tensionuar dhe sipas të gjitha gjasave kanë shpërthyer të padurueshmit e rrymave brenda PLD-së, ndërkaq raportet nga kryetari Goran Milevski, mezi kanë kaluar në votim me shumicë të ngushtë, mëson portali maqedonas A1on, transmeton Portalb.mk.

Të pakënaqur me këtë atmosferë, disa anëtarë të PLD-së e kanë lëshuar seancën e KQ-së, në shenjë proteste. Kandidati për deputetë, Nikica Korubin, ka thënë se nuk mundet që kryetari të vendoset mbi Kryesinë Qendrore, por as mbi statutin ose rregulloren.

Ky reagim ka ardhur pas fjalimit të Milevskit, i cili ashtu siç tregojnë të pranishmit në seancë ka thënë se “ashtu siç e di atmosfera është e tensionuar, pasi që funksionet duhet të ndahen për nga dhjetë vite”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button