Stafan de Mistura i hapi zyrtarisht bisedimet paqeruajtëse për Sirinë në Gjenevë

Për herë të parë në tre vitet e fundit në Gjenevë dy palët negociuese në konfliktin sirian janë ulur njëra kundër tjetrës, kur deputeti i KB-së për Sirinë, Stefan de Mistura e hapi rrethin e ri të bisedimeve politike.

“Ju ftoj të punoni së bashku. E di se nuk do të jetë e lehtë që t’i japim fund këtij konflikti të tmerrshëm dhe t’i vendosim themelet e një vendi që do të jetë në paqe me vetveten, e cila do të jetë sovrane dhe e vetme”, u tha De Mistura përfaqësuesve të dy delegacioneve negociuese, të cilët u tubuan një njërën nga sallat në selinë e KB-së në Gjenevë.

“Shpresoj se një ditë populli sirian do të shkojë prapa drejt kësaj dite dhe do të thotë se në këtë moment dhe në këtë vend, sirianët kanë filluar një udhëtim të gjatë dhe të vështirë drejt paqes”, shtoi De Mistura.

Ai përkujtoi se dy palët negociuese duhet ta ringjallin vullnetin e popullit sirian.

“Populli sirian me këmbëngulje dëshiron t’i japë fund këtij konflikti dhe ju e dini këtë”, tha ai.

Ai i falenderoi Rusinë, Iranin, Turqinë dhe Kazakistanin për armëpushimin e kontraktuar në Siri dhe deklaroi se kjo nismë i ka dhënë nxitje asaj që tani po bëhet në Gjenevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button