Libi, shefi i policisë në Benghazi mbijetoi tentim për atentat

Shefi i policisë në veri të qytetit libian Benghazi Salah Huveydi mbijetoi një tentim për atentat, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë Velid al-Urfa njoftoi se autokolona e shefit policor Huveydi ishte cak i silmit me bombë në vendin Sidi Ferac. Sulmi u krye duke aktivizuar një autobombë, ndërsa al-Urfa tha se disa persona janë plagosur, duke mos zbuluar nëse shefi policor është në mesin e të plagosurve. Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.

Edhe kreu i Qeverisë libiane të Unitetit Kombëtar, Fayez al Sarraj të cilën e mbështesin edhe Kombet e Bashkuara mbijetoi të hënën një tentim për atentat në Tripoli.

Disa sulmues të panjohur hapën zjarr ndaj autokolonës së kryeministrit të Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Sarraj, ndërsa në sulm u plagosën dy truproje të tij.

Libia është në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011 kur pas 41 vitesh në pushtet u përmbys Muammar Gaddafi. Gjatë kryengritjes së përgjakshme në Libi janë vendosur dy qeveri paralele, njëra me seli në Tobruk ndërsa tjetra në Tripoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button