Për pajisje dhe modernizim të ARM-së, Qeveria e Maqedonisë ndau 315 milionë euro

Progresin të cilin e ka arritur Republika e Maqedonisë në pjesën e përgatitjeve të nevojshme mbrojtëse për anëtarësim të barabartë në NATO dhe posaçërisht implementimi i Planit për pajisje dhe modernizim të ARM-së për të cilin Qeveria ndau 315 milionë euro, është tema e konsultimeve të rregullta bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s që filloi sot në Klubin e deputetëve në Shkup.

Siç deklaroi Elizabeta Çupovska Ristova, sekretare shtetërore në MM, në këtë takim ekipi i NATO-s është kryesuar nga ana e drejtorit për planifikim mbrojtës të NATO-s, Pol Severo, ndërsa ekipi i Republikës së Maqedonisë nga sekretari shtetëror dhe drejtori i Shtatmadhorisë së ARM-së.

Në fokus të diskutimit, shtoi, do të jetë edhe kontributi i ARM-së në operacionet ndërkombëtare, zhvilimin e resurseve njerëzore, si dhe përgatitjet mbrojtëse në arritjen e zhvillimit të qëllimeve të partneritetit në pjesën e forcave tokësore dhe ajrore.

Në ypetjen e gazetarëve ajo theksoi se Republika e Maqedonisl këtë vit do të mbyllë ciklin e 17-të të Planit për integrim në NATO dhe pritet të mbyllet cikli i 18-të.

Gjithashtu, shtoi Çupovska Ristova, jashtëzkonisht me rëndësi është vlerësuar nga NATO-ja edhe fakti që në vitin 2017 MM ka buxhet të rritur prej tetë për qind në krahasim me vitin 2016, ndërsa posaçërisht fakti që në anën kapitale kemi rritje serioze të shtesave në pajtim me kërkesat e NATO-s.

Konsultimet bilaterale të Maqedonisë me ekipin e NATO-s do të vazhdojnë edhe nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button