Vazhdon bllokada e hekurudhës

 

Për të gjashtën ditë me radhë trenat e pasagjerëve dhe transportues në Maqedoni nuk qarkullojnë për shkak të protestës së të punësuarve të cilët kërkojnë pagesën e pagës së janarit.

Të punësuarit sot deklaruan se mbeten me qëndrimin për pagesën e plotë të pagës së janarit, ndërsa tani për tani, siç kumtuan, nuk kanë paralajmërime për takim me udhëheqësinë e “Hekurudhave të Maqedonisë”.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, dje njoftuan se në seancën e fundit qeveritare u soll vendim për rritjen e mjeteve në vlerë prej rreth 70 milionë denarësh në nivel vjetor, ndihmë të drejtpërdrejtë për punën operative të Hekurudhës.

“Në drejtim të tejkalimit të gjendjes gjithëpërfshirëse, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në kuadër të ligjeve të zbatueshme do t’i dërgojë këto 70 milionë denarë shtesë me qëllim që të zgjidhet gjendja me bllokadën nga ana e të punësuarve. Njëherësh sipas dispozitave ligjore në Republikën e Maqedonisë, këto mjete shtesë do të mund të dërgohen nëse të punësuarit për punën e kryer dorëzojnë dokumentacion adekuat për shpenzimet e bëra që të mundet mjetet e paguara të arsyetohen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Ministria apelon deri te ekipi menaxherial dhe organizatat sindikale të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë që të mundësohet funksionimi normal i ndërmarrjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button