Lallana nënshkruan kontratë trevjeçare me Liverpoolin

Adam Lallana ka marrë një ofertë nga Liverpool për të nënshkruar një kontratë të re trevjeçare, ndërkohë që mediat britanike thonë se ai është i gatshëm të pranojnë kushtet e reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kontrata e re parasheh që lojtari i përfaqësueses angleze të fitojë në tri vitet e ardhshme 110.000 sterlina në javë (rreth 130.000 euro), me një mundësi për vazhdim të kontratës edhe për një vit.

Këtë sezon, Lallana është duke e përmbushur vitin e tretë nga marrëveshja 5-vjeçare të cilën e nënshkroi me “Redsat” në korrik të vitit 2014, atëherë kurë për 30 milionë euro kaloi nga Southampton.

Që nga ardhja e Jurgen Kloppit në stolin e Liverpoolit, Lallana është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin nga Anfield Road, ndërkohë që kontrata e ofruar flet për respektin që gëzon tek strategu gjerman.

Që nga ardhja në Liverpool, ai ka luajtur 117 ndeshje zyrtare në të cilat ka shënuar 20 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button