Rikthehet moda e viteve ‘80

Moda e këtij viti risjell atë të viteve ’80, rock, disco, voluminoze, dhe punk. Dhe cila është veshja femërore që i bashkangjitet këtij stili? Getat rrjetë!

Ja disa sugjerime se si mund t’i veshësh:


Të dukshme, mbi xhinse
Nëse jeni të vëmendshëm ndaj personazheve publikë në Instagram, keni vënë re një mani të vogël. Getat rrjetë që dalin mbi xhinse, deri mbi kërthizë, si të ishin një aksesor. Sigurisht që kërkon një bark të sheshtë.

Me pantallona të shkurtra
Por duhet të jenë me prerjen klasike, për ti dhënë pak ngjyra të një luku casual-formale. Janë perfekte nëse i kombinoni me çizme gjysma, pa takë.

Me xhinse të grisura
Modeli boyfriend të grisura, ku gjithashtu do të duken si një aksesor që del nga pantallonat vetëm për dekorim.

Look bon ton
Pse jo, nëse ju duket se jeni shumë serioze. Të shtosh pak piper nuk të bën keq.

Me fund xhins
Por në versionin rock, në versionin që i përshtatet më shumë këtyre getave. Megjithatë kujdes dhe si e kombinoni këtë veshje pasi të bën pak ‘vogëlushe”.

Me minifund dhe bluzë të madhe
Të jep pak idenë se ‘dua të guxoj por jo shumë” dhe e kombinon me një bluzë të madhe. Mund të jetë dhe stil casual, por varet nga aksesorët që vendosni ju të kombinoni.

Me minifund lëkure
Njësoj si në sfilatën e Saint Laurent, që rikthen vitet ’80 në mënyrë të përsosur, duke na sjellë një grua të fortë.

Me atletet në versionin këpucë
Për të gjitha ato që nuk janë të bindura mund të nisin me versionin short.

Me një look klasik
Një xhaketë sportive, një fund i gjatë dhe gjysëmçizme, kur nuk duhet të rëndoheni shumë me një triko të madhe.

Tek kyçi këmbës
Thjesht sa të duken me kaviljen zbuluar, xhinse me thekë në fund dhe këpucët mokasinë. Kontrasti është vërtetë avangardë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button