Zbulohen gjashtë emigrantë pas një aksidenti në Strumicë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar heton rast për të trafikimit të emigrantëve, që është zbuluar dje, pas aksidentit që ka ndodhur në Strumicë, njofton Portalb.mk.

Ashtu si[ informojnë nga Prokuroria, një shtetas i Maqedonisë, duke udhëtuar me veturë, e ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një shtyllë elektrike në Strumicë. Gjatë kryerjes së ekspertizës nga ana e kompetentëve, në veturë janë gjetur gjashtë emigrantë.

“Është konstatuar kryerja e veprës penale “trafikim me emigrantë”, për të cilën Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë. Në rrjedhë janë ndërmarrja e aktiviteteve për konstatimin e fakteve të lëndës, në mesin e të cilëve është edhe marrja në pyetje e emigrantëve – pjesëmarrës në aksidentin e komunikacionit”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button