Maqedoni, trenat edhe sot nuk qarkullojnë

Qarkullimi hekurudhor në Maqedoni ende është në ndërprerje të tërësishme për shkak të protestës së të punësuarve të cilët kërkojnë pagesë të tërësishme të pagës së janarit.

Nga Stacioni hekurudhor në Shkup informojnë se edhe sot nuk qarkullojnë trenat për udhëtarë dhe mallra.

“Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” sot informoi se deri në fund të këtij muaji do të gjendet mënyrë të paguhet pjesa e parë e pagës së janarit, ndërsa nga 10 marsi edhe pjesa e dytë e pagës.

Në kumtesë përgënjeshtrohen informacionet se të punësuarve nuk u janë paguar shumë paga dhe theksohet se nuk është paguar vetëm paga e janarit.

Nga “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” theksojnë se në bashkëpunim me Qeverisë duhet të finalizohet edhe vendimi për zgjidhje më afatgjatë të situatës në Hekurudhat e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, të punësuarit mbeten në qëndrimin që t’u paguhet tërësisht paga e janarit dhe paralajmërojnë se ndërprerja e qarkullimit hekurudhor do të zgjas derisa nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Protesta është në organizim të organizatës së Sindikatës së pavarur të HM “SZHM -Infrastruktura” dhe “ANS – Zhelezniçari”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button