Suedia kërkon sqarim nga SHBA-të lidhur me deklaratën e Trumpit

Ambasada Suedeze në Washington ka dërguar kërkesë në adresë të Departamentit Amerikan të Shtetit në të cilën kërkon shpjegim për deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën tha: “E keni parë çfarë ndodhi në Suedi”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duam të dimë se çfarë donte të shprehte Trump me atë fjali. Përmes ambasadorit në Washington, kemi pyetur për sqarim rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Suedi”, deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, Catarina Axelsson.

Përmes rrjeteve sociale ka reaguar dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, i cili ka shkruar sa ka më shumë çështje që lidhen me deklaratën e Trumpit.

“Keni parë atë që ka ndodhur mbrëmë në Suedi, kush do të besonte? Suedia ka pranuar një numër të madh refugjatësh. Ata u ballafaquan me problemin të cilin ata nuk mundën ta imagjinojnë dot”, kishte deklaruar të shtunën Trump, gjatë një tubimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button