Moti sot në Maqedon

­ Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare me drejtim veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej ­2 deri në tre gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri në 11 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me temperaturë nga zero deri në tetë gradë Celsius. Deri në fund të javës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht me drejtim perëndimor.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë negative, më të ulëta do të jenë të martën, nga ­6 deri në dy gradë. Nën ndikimin e masës të ngrohtë ajrore temperaturat do të ngrihen, gjithashtu edhe ato ditore të cilat të premten do të lëvizin prej 12 deri në 18 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button