Babai falje së bijës/ E qëlloi në mes të rrugës, ja arsyeja absurde

Vuajtjet e këtij babai mos i përjetoftë asnjë prind!

 Të humbësh 8 djem është një tragjedi e madhe, ndaj ky babai nga Korça të vetmen vajzë që ka e mban në pëllëmbë të dorës, pasi është drita e syve të tij.

Niko ka qenë sot tek e “E diela shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ku ka treguar tragjedinë e tij familjare dhe ka ftuar vajzën e tij për t’i kërkuar falje për një ngjarje që ka ndodhur vite më parë.

Pas fatkeqësisë me 8 djemtë që sot nuk i ka, Niko u bë baba me Evën, të cilës nuk i thotë dot “jo” për asgjë, ndërsa tregon atë çfarë ka ndodhur kur vajza ishte në klasë të shtatë.

“Vajza ishte në klasë të 7-të asokohe. Kisha dalë nga puna dhe shoh në rrugë vajzën time dhe shoqet e saj, që kishin lidhur bluzat në bel. Iu afrova dhe e godita”, rrëfeu ai, duke shtuar se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që e qëllonte vajzën e tij.

Ndaj e ftoi në studio për t’i kërkuar falje, ndërsa vajza i tha se nuk e mbante mend fare këtë ngjarje dhe mes lotësh janë përqafuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button