Moska e shqetësuar për paparashikueshmërinë e Trumpit? Edhe në Washington ka luftë të brendshme, shumë të fortë

Dorëheqja e gjeneralit Michael Flynn, këshilltar i sigurisë kombëtare – njeriu më i afërt me Moskën, nga ekipi i Donald Trumpit – dhe deklaratat nga Shtëpia e Bardhë për Krimenë (“duhet t’i kthehet Ukrainës”): Dy lajme shumë të këqia, për ata që prisnin, duke pasur parasysh premisat, një afrim të shpejtë mes Kremlinit dhe Uashingtonit.

Pas shumë viteve tensione diplomatike dhe gjeopolitike, Rusia priste, me fitoren e Trumpit, një detantë të re me Shtetet e Bashkuara. Edhe pse dorëheqja e gjeneralit Flynn paraqet një goditje në atë perspektivë – dhe një fitore të “neo-konservatorëve” rusofobë – është e mundshme që ajo e The Donald, të jetë vetëm një strategji, për të krijuar një bazë të negociatave me Putinin. Ndeshja e shahut midis dy liderëve, të cilët vazhdojnë të vlerësojnë njëri-tjetrin në një mënyrë të sinqertë dhe autentike, sapo ka filluar, shkruan Bota.

Moska e shqetësuar nga sjellja e Trumpit?

Një lexim interesant mbi paparashikueshmërinë e strategjisë së Donald Trumpit dhe rritjen e shqetësimeve të Kremlinit, e ofron “Foreign Policy”: “Trumpi është duke u paraqitur si lider global i një lëvizjeje anti-globaliste, anti-elitave, anti-establishmenteve, anti liberale dhe nacionaliste – vërejnë Ivan Krastev dhe Steve Holmes. Por tani që Trumpi është në pushtet, elita politike e Moskës kanë pushuar së bëri “tifozllëk” për të. Ata e kuptojnë se pozita e Rusisë është bërë papritmas shumë komplekse.

Është e vërtetë se fitorja e Donald Trumpit hap mundësinë e “normalizimit” në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, duke filluar me një reduktim apo edhe eliminim të sanksioneve, duke lënë mënjanë një lloj të caktuar të kritikës ideologjike, të nxitur prej rendit liberal, por revolucioni Trump ka “inauguruar” një periudhë trazirash dhe pasigurie, e cila përfshin shfaqjen e mundshme të luftërave vetëvrasëse tregtare. Ende e traumatizuar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, udhëheqja aktuale e Rusisë është e shqetësuar, më shumë se nga çdo gjë tjetër, nga  paqëndrueshmëria globale”.

Dhe shtojnë: “Kremlini është shumë i vetëdijshëm për faktin që demokratët duan të përdorin Rusinë, për të diskredituar dhe me kalimin e kohës, vënë nën akuzë Trumpin, ndërkohë që elitat republikane duan të përdorin Kremlinin për të “shfryrë presidentin”. Sipas analizës së Foreign Policy, Moska druhet se Trumpi mund të bjerë, ose në fund, të mbajë pushtetin dhe të bëjë paqe me republikanët, duke adoptuar një linjë të ashpër antiruse.

Nju Jork Tajms: “Trumpi ka të drejtë për Rusinë”

Sipas Nju Jork Tajms, Donald Trumpi nuk ka zgjedhje dhe duhet të stabilizojë marrëdhëniet me Kremlinin, duke ridimensionuar kështu ambiciet për hegjemoni gjeopolitike  të SHBA: “Shtetet e Bashkuara kanë arsye të forta për të shkuar drejt një pajtimi me Moskën për shumë çështje, nga Evropa Lindore në Lindjen e Mesme. Pyetja e vërtetë është nëse Uashingtoni mund të kontrollojë vetë dëshirën e tij për hegjemoni globale, me qëllim që ta bëjë këtë të mundur” – shkruan Anatol Lieven.

“Ndryshe nga Kina – thekson ai – Rusia nuk është një konkurrent i SHBA. Federata Ruse është një fuqi rajonale që lufton për të ruajtur sferën e saj të vjetër të influencës. Përveç kësaj, ajo duhet të jetë një aleat i natyrshëm i SHBA në luftën kundër ekstremizmit islamik. Një ulje e tensioneve me Rusinë do të lejojë Shtetet e Bashkuara të përqëndrohen në çështje më të rëndësishme gjeopolitike”.

Dorëheqja e gjeneralit Flynn dhe përplasjet e brendshme

Dorëheqja e “pro-rusit” Michaeal Flynn buron nga lufta e ashpër e brendshme, midis qendrave të pushtetit amerikan,  prej ku shfaqet roli kryesor i “neo-konservatorëve”, që nuk e lejojnë aq shumë Trumpin për t’u afruar me Rusinë. Për analistin e Asia Times dhe satelit Sputnik International, Pepe Escobar, lufta mes Trumpit dhe “neo-konservatorëve” është vetëm fillimi: “Lajmi i dorëheqjes së Flynnit ka provokuar një numër reaksionesh pozitive nga Irani. Negative nga Rusia. Indiferente nga Kina”.

“Eshtë, pa dyshim – thotë ai – një fitore e “shtetit të thellë” amerikan dhe e neokonservatorëve. Por ata e interpretojnë si një tërheqje taktike. Flynni do të kthehet, por në hije. Boshti “neokonservatorë-demokratë”, i përkrahur nga mediat e korporatave, është i pamëshirshëm. Lidhni rripat e sigurimit; lufta e brendshme sapo ka nisur. Do të ketë një revolucion të vërtetë në politikën e jashtme amerikane, apo Donald do të duhet të dorëzohet dhe të përkulet, përballë atij establishmenti që ai premtoi se do ta “fshijë”? Shumë herët për të gjykuar punën e administratës Trump në këtë drejtim, por shenjat e një “lufte” të brendshme janë të dukshme,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button