Haradinaj, protestuesve: E dëgjova zërin tuaj në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar protestuesit e sotëm të diasporës shqiptare të mbledhur në Colmar të Francës për të kundërshtuar mbajtjen e tij nga drejtësi franceze, shkruan Koha.net.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm të vendosur dhe të bashkuar mund të arrijmë atë që dëshirojmë, e ajo është “e ardhmja në familjen e madhe evropiane”.

Ky është postimi i Haradinajt:

Të nderuar bashkëkombës nga Diaspora,

E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrijnë atje ku janë nisur.

Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!

Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më!

Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!

Juaji Ramush Haradinaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button