Ilço Gjorgjioski kryetar i FFM-s deri vitin 2021

Nuk ka ndryshime në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, (FFM), Ilço Gjorgjioski edhe për katër vite do të mbetet kryetar i FFM-s, pasi sot është ri zgjedhur kryetar.

Në Kuvendin e rregullt zgjedhor 91 kuvandarët e  kanë përkrahur Ilço Gjorgjioskin për kryetar të ri, ndërsa në Këshillin drejtues që do të numëron 14 anëtarë, janë katër shqiptarë, Muhamd Sejdini (nënkryetar i deritanishëm), Argjend Beqiri (ndihmës seleksionues dhe trajner i KF Ferizaji Kosovë, Salim Abdyli dhe Xhevad Dibrani.

Kuvendi ka zgjedhur edhe Këshillin mbikqyrës dhe anëtarët e komisioneve përkatëse. Kuvendarët e pranishëm unanimisht kanë përkrahur raportin e  Këshillit drejtues me të cilën u vërtetua jolegjitimiteti i mbajtjes  së Kuvendit të LFK të Tetovës, me çka paraprakisht ishte refuzuar kandidatura e Mirsad Jonuzit për kryetar të ri të FFM-së. Sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski ka prezantuar raportin për realizimin e planit strategjik për zhvillimin e  futbollit në Maqedoni për periudhën 2016-2026. Kuvendi  gjithashtu ka përkrahur  edhe ndryshime dhe plotësime  të statutit të FFM-së. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button