Pence: SHBA do ta përkrah Evropën

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence iu ka thënë liderëve evropianë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë aleatë të Evropës, kështu duke heq shqetësimet rreth përkushtimit të Washingtonit ndaj lidhjeve transatlantike nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.

Sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Pence ka thënë se lidhja e qëndrueshme ndërmjet SHBA-së dhe Evropës është ndërtuar jo vetëm mbi fuqinë e armëve, por edhe mbi idetë e përbashkëta dhe parimet që ne i duam shumë: lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Në të njëjtën kohë, Pence disa herë e ka përsëritur thirrjen e Trumpit për aleatët evropianë që të kryejnë obligimin e tyre rreth shpenzimeve për mbrojtjen ushtarake, duke kujtuar se vetëm pesë vende anëtare të NATO-s e kanë arritur cakun e shfrytëzimit të 2 % të Bruto Prodhimit Vendor për ushtrinë.

Gjithashtu, Pence ka thënë se SHBA-ja mbetët e përkushtuar për t’u siguruar që Irani të mos ndërtojë armë bërthamore.

Kosova përfaqësohet në Mynih nga presidenti, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button