LSM: Ekonomia do të jetë peng derisa zgjat kriza politike

Ekonomia në këtë moment është në makineri për reanimacion dhe vështirë se do të mund të zgjat shumë, përveç nëse nuk gjendet zgjidhje e përbashkët ose mënyrë për funksionimin e institucioneve, tha sot kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike (LOE) Danela Arsovska.

Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të panel-diskutimeve në suaza të Samitit global të grave lidere në vitin 2017, Arsovska përmendi se ekonomia do të jetë peng derisa të zgjasë kriza politike.

Sipas saj,  nuk mund të flitet për politikë pa ekonomi dhe anasjelltas, të dy sferat janë drejtpërdrejtë shumë të lidhura.

Qëndrimi i Arsovskës është se ekonomistët janë mjaft të zëshëm për problemet aktuale. Apelon edhe deri te mediat që  ta nxjerrin zërin e tyre i cili thërret pothuajse dy vite.

Ajo i përgënjeshtron informatat se gjoja nevojitet hua prej një miliard euro që të shlyejë borxhet shteti ndaj biznesit, ashtu siç publikuan disa media.

“Ai që i ka dhënë ato shifra, e dukshme është se nuk ka informata të sakta, ndërsa nëse ka,  duhet të tregojë se prej ku i ka marrë ato sepse ne, si sektorë të biznesit, përfaqësojmë mbi 20.000 kompani-anëtare dhe ato informata nuk i kemi,  veçanërisht në komunikim me firmat  të cilat kanë kërkesa nga shteti. Ato, deri tani, të paktën janë servisuar në kohë”, theksoi Arsovska duke shtuar se së pari duhet të shihet nëse do të ketë çfarëdo lloj probleme, ndërsa pastaj të dilet me projeksion.

Në lidhje me programin ekonomik për qeverinë e ardhshme, përsëriti se çdo vit ekonomistët dalin me propozim-masa të cilat dalin nga biznesi, për rritjen dhe përmirësimin e sektorit privat, si dhe për rritjen e ekonomisë në përgjithësi.

“Deri tani kemi hasur në komunikim shumë të mirë dhe lejohen sepse janë të mira. Shpresojmë se edhe në periudhën në vijim, gjithçka që do të propozojmë, do të merret parasysh, me sens të njëjtë, se ka nevojë t’i ndihmohet sektorit privat, të jetë ende më i mirë dhe të dalë në situatë  në të cilën gjendet”, nënvizoi kryetarja e LOE-së Danela Arsovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP