Lindja jote Kosovë!

Ndërmjet gjakut dhe lotit dëgjohet një ulërimë,

një emocion që mban të ngrirë rrugët respiratore, frymëmarrja nuk funksionon nga pritjet e gjata dhe të mbushura me ndjenja dashurie, për një paqe dhe kërkim të një lumturie.

Unë biri yt Kosovë!

Nga masakrat e Reçakut dhe të zhdukurit e Gjakovës arrita të perceptoj ëndrrat e fjetura dhe dëshirat e heshtura edhe pse i vogël për kërkim llogarie, do të shkruaj deri sa të arrij ca pika lumturie.

I heshtur dhe i strukur në mendime në pragun e qelisë, më shtrëngon një agoni mendoj që zgjohem në shtëpi.

Unë biri yt, Kosovë!

I etur nga IDEALI çdo ditë lutem tek varri i heroit Adem Jashari, më fal nëse ndonjëherë zërin e lëshova por kështu më sugjeroj Dr. Ibrahim Rugova.

Unë biri yt, Kosovë!

Me gëzim e shkruaj këtë letër, shpresoj që do të shkruaj historia për ta kthyer në vepër.

Urime KOSOVË 9 vjetorin e lindjes!

 

Dëfrim Seferi, Gostivar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button