Gjermanët më shumë frikësohen nga Trampi se nga Putini

Qytetarët gjermanë gjithnjë e më shumë janë të shqetësuar nga politikat e presidentit të SHBA-së Donald Tramp se nga presidenti rus Vlladimir Putin tregon anketa e publikuar sot nga ana e servisit televiziv publik gjerman CDF.

Rezultatet nga hulumtimi i zbatuar më 15 dhe 16 shkurt tregojnë se Angela Merkel e cila kërkon mandat të ri për kancelare në zgjedhjet në shtator duhet të ketë kujdes në pakënaqësinë nga Trampi mes votuesve në Gjermani.

Madje 78 për qind e gjermanëve apo 16 për qind,  më shumë nga janari janë të shqetësuar nga sjellja e Trampit në skenën politike globale. Për krahasim në politikën e Putinit janë të shqetësuar 58 për qind të votuesve, ndërsa 40 për qind nuk kanë shqetësime të mëdha  rreth politikës aktuale ruse.

Sa kanë ndikim politikat e Trampit në gjendjet politike gjermane tregon edhe rezultati nga anketa, sipas së cilës partia SPD kandidati i së cilës për kancelar Martin Shulc haptazi e kritikonte Trampin si kanosje të sigurisë është më e pranueshme për opinionin nga Merkeli, ndërsa partia e tij për një muaj ka marrë 6 për qind mbështetje më të madhe.

Tani CDU/CSU ka 34 për qind rejting apo 2 për qind më pak nga janari kundrejt 30 për qind për SPD-në. Në janar dallimi në rejtingun mes dy partive më të mëdha gjermane ka qenë 36 për qind kundrejt 24 për qind në dobi të bllokut si motër CDU/CSU të Angela Merkelit.

Sipas anketës besimi në partinë “E Majta” ka rënë për 3 për qind dhe tani është në nivel prej  7 për qind, ndërsa ulje të rejtingut ka edhe te “Të Gjelbërit” dhe te partia antimigrante “Alternativa për Gjermaninë” të cilat tani kanë 9 për qind besim te votuesit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button