Evzoni edhe më tej i mbyllur

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej është i mbyllur për qarkullim. Vendkalimet Mexhitlia (Manastir) dhe Dojran janë të hapura për qarkullim për çfarëdo lloj të automjeteve, informoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Evzoni është i bllokuar nga bujqit grekë nga data 30 e muajit të kaluar. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë dje kumtoi se gjatë ditëve të shkuara ndërmori aktivitete konkrete në drejtim të tejkalimit të problemit me bllokadën në vendkalimin kufitar Evzoni, në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Është dërguar notë proteste  Minsitrisë greke të Punëve të jashtme në të cilën kërkohet të zgjidhet problemi në afat sa më të shpejtë. Letër është dërguar edhe Komisionit evropian, në të cilën, MPJ potencon se me bllokadën vijuese në vendkalimin kufitar shkelet Marrëveshja për stabilizim dhe asociim me BE-në të cilën e ka nënshkruar edhe Greqia dhe garanton liri të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve.

Sipas LAMM, përveç në Bogorodicë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Aksi rrugor Shkup – Makedosnki Brod përmes Jasenit është me kalueshmëri të kufizuar. Në terminet e vërtetuara për qarkullim të njëanshëm, lejohet lëvizja vetëm e veturave të lehta të terrenit.

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut, e cila është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button