Kryetari i FMM, Betim Vrenezi, në takim zyrtar me kryetarin e KOM-it

Pasi kanë kaluar diç më tepër se një muaj nga emërimi i tij në krye të Federatës së Mundjes të Maqedonisë, Betim Vrenezi vazhdon me punën e palodhshme, me të vetmin qëllim, përmirësimin e gjitha kushteve që kanë munguar në të kaluarën në federatën e sportit më të trofeshëm në vendin tonë.

Pas disa hapave të mëdha në këtë drejtim, sot Betim Vrenezi zhvilloi një takim zyrtar me kryetarin e Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Vasill Tupurkovski, i cili njëherësh është ndër përkrahësit më të mëdhenj të tij. Në takimin e zhvilluar në ambientet e KOM-it, u bisedua rreth asaj se si të qohet mundja para, por edhe rreth shlyerjes së borxheve të mëdha drejt Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (UWW), si dhe një borxhi tjetër drejt Federatës së Mundjes të Bullgarisë.

Gjithashtu temë e bisedës ishin edhe marrëveshje dhe bashkëpunime të ndryshme me Federatën Evropiane të Mundjes (UWW – Evropë), takimi eventual me kryetarin e UWW, Nenad Laloviç, avancimi i trajnerëve në mënyra të ndryshme, duke organizuar seminare, duke u mundësuar që të bëjnë edhe specializime dhe të ndryshme.

Është vendosur që prej të hënës, në Shkup të mbahet një kamp njëjavor për fëmijë, ku të gjithë talentet e mundjes, të cilët janë kandidat potencial për të marr pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj, që vitin e ardhshëm do të zhvillohen në Buenos Aires të Argjentinës. Pas takimit frytdhënës, presidenti i FMM, Betim Vrenezi, falënderoj përzemërsisht Vasil Tupurkovskin dhe institucionin e tij, për përkrahjen e madhe të cilën është duke ia dhënë që nga emërimi i tij në kreun e Federatës së Mundjes së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button