S’paguajnë borxhin, i ndjeri merret “peng” (VIDEO Pamje të rënda)

Disa pamje të rënda të filmuara në Ganë, në të cilën shfaqen dy persona që marrin nga arkivoli një person të pajetë, kanë bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale, shkruan Top Channel.

Personat që shfaqen në pamje me kufomën në krahë janë punonjës të një morgu, të cilët kishin kërkuar nga familjarët 31 euro për veshjen e tij, por këta të fundit kishin marrë të ndjerin dhe ishin larguar për në varreza, raporton “The Sun”.

Pasi nuk kanë marrë shumën për shërbimin që ata kanë kryer, punonjësit e morgut kanë hapur arkivolin dhe kanë marrë nga aty kufomën, të cilin e kthyen vetëm pasi disa prej të pranishmëve në varrim paguan shumën e kërkuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button